Jozuehu 15

Trojet e fisit të Judës

Toka që iu nda me short fisit të Judës, sipas klaneve, shtrihej në jug deri në kufijtë e Edomit, në shkretëtirën e Cinit. Kufiri jugor fillonte nga kepi në fundin jugor të detit të Kripur, zgjatej në jug në drejtim të përpjetës së Akrabimit, kalonte në Cin, nga jugu i Kadesh Barnesë, kalonte në Hecron, ngjitej në Adar e kthente në Karkah. Pastaj kalonte në Acmon, ngjitej për në përroin e Egjiptit e përfundonte në det. Ky ishte kufiri jugor. Kufiri lindor ishte deti i Kripur deri në grykën e Jordanit. Kufiri verior fillonte te gjiri i detit në grykën e Jordanit. Pastaj kufiri ngjitej në Bet Hoglah, kalonte nga veriu i Bet Arabahut e ngjitej deri te shkëmbi i Bohanit, birit të Rubenit. Më tej kalonte në Debir, nëpër luginën e Akorit e në veri kthehej për në Gilgal, përballë përpjetës së Adumimit, në jug të përroit. Kalonte përgjatë ujërave të En Shemeshit e shkonte deri në En Rogel. Pastaj kufiri ngjitej në luginën e Ben Hinomit, përgjatë shpateve jugore të jebusitëve, ku është Jerusalemi. Prej këtu ngjitej në majë të malit, kundruall pjesës perëndimore të luginës së Hinomit, deri në fundin verior të luginës së refaitëve. Nga maja e malit kufiri kthehej drejt burimeve të Neftoahut e pastaj shkonte drejt qyteteve të malit të Efronit, për t’u kthyer më pas drejt Baalahut, që është Kirjat Jearimi. 10 Nga Baalahu kufiri kthente për nga perëndimi në drejtim të malit Seir, kalonte në veri të shpateve të malit të Jearimit, që është Kesaloni, e zbriste në Bet Shemesh, duke kaluar nga Timnahu. 11 Pastaj kalonte në veri të shpateve të Ekronit, kthehej drejt Shikeronit, shkonte deri në Jabnel, duke kaluar malin e Baalahut e përfundonte në det. 12 Kufiri perëndimor ishte deti i Madh. Këta ishin kufijtë e fisit të Judës, sipas klaneve.

Pushtimi i Hebronit

13 Kalebi, biri i Jefunehut, mori një pronë brenda trojeve të pasardhësve të Judës, ashtu siç i kishte thënë Zoti Jozuehut për Kirjat Arbanë që është Hebroni. Arbai është ati i Anakut. 14 Kalebi i dëboi prej Hebronit të tre bijtë e Anakut, Sheshain, Ahimanin e Talmain, pasardhës të Anakut. 15 Prej Hebronit ai shkoi për të sulmuar banorët e Debirit. Debiri quhej më parë Kirjat Sefer. 16 Kalebi tha: «Atij që do të sulmojë e do të pushtojë Kirjat Seferin do t’i jap për grua time bijë, Aksahanë». 17 Qytetin e pushtoi Otnieli, biri i Kenazit, të vëllait të Kalebit, prandaj Kalebi i dha për grua të bijën, Aksahanë. 18 Aksahaja, kur erdhi në shtëpinë e burrit, i mbushi mendjen të shoqit që ajo të shkonte tek i ati e t’i kërkonte një arë. Sapo zbriti nga gomari, Kalebi e pyeti: «Çfarë ke?». 19 Ajo i tha: «Më jep një gjë si bekim. Më ke dhënë tokë në Negev, por dua të më japësh edhe ndonjë burim uji». Atëherë Kalebi i dha burimet e sipërme dhe burimet e poshtme.

Vendbanimet e fisit të Judës

20 Këto janë trojet e fisit të Judës, sipas klaneve. 21 Qytetet e fundit në pjesën jugore të trojeve të pasardhësve të Judës, në kufi me Edomin, ishin Kabceli, Ederi, Jaguri, 22 Kinahu, Dimonahu, Adadahu, 23 Kedeshi, Hacori, Itnani, 24 Zifi, Telemi, Bealoti, 25 Hacor Hadatahu, Kerioti, Hecroni, që është Hacori, 26 Amani, Shemai, Moladahu, 27 Hacar Gadahu, Heshmoni, Bet Peleti, 28 Hacar Shuali, Bersheba, Biziotejahu, 29 Baalahu, Ijimi, Ecemi, 30 Eltoladi, Kesili, Hormahu, 31 Ciklagu, Madmanahu, Sansanahu, 32 Lebaoti, Shilhimi, Ajini dhe Rimoni: gjithsej njëzet e nëntë qytete me fshatrat përreth.

33 Në ultësirë ndodheshin Eshtaoli, Corahu, Ashnahu, 34 Zanoahu, En Ganimi, Tapuahu, Enami, 35 Jarmuthi, Adulami, Sokohu, Azekahu, 36 Sharaimi, Aditajimi, Gederahu dhe Gederotajimi, gjithsej katërmbëdhjetë qytete me fshatrat përreth.

37 Ishin edhe Cenani, Hadashahu, Migdal Gadi, 38 Dileani, Micpahu, Jokteli, 39 Lakishi, Bockati, Egloni, 40 Kaboni, Lahmasi, Kitlishi, 41 Gederoti, Bet Dagoni, Namahu dhe Makedaja, gjithsej gjashtëmbëdhjetë qytete me fshatrat përreth.

42 Më pas vinin Libnahu, Eteri, Ashani, 43 Jeftahu, Ashnahu, Necibi, 44 Kejlahu, Akzibi, Mareshahu, gjithsej nëntë qytete me fshatrat përreth.

45 Pastaj vinte Ekroni me qytezat dhe fshatrat përreth. 46 Nga Ekroni deri në det përfshihej gjithçka që gjendej pranë Ashdodit me fshatrat përreth: 47 Ashdodi vetë me qytezat dhe fshatrat përreth, Gaza me qytezat dhe fshatrat përreth, deri në përroin e Egjiptit. Kufiri ishte deti i Madh.

48 Në malësi ndodheshin Shamiri, Jatiri, Sokohu, 49 Danahu, Kirjat Sanahu, që është Debiri, 50 Anabi, Eshtemohu, Animi, 51 Gosheni, Holoni dhe Gilohu, gjithsej njëmbëdhjetë qytete me fshatrat përreth.

52 Ishin edhe Arabi, Rumahu, Eshani, 53 Janimi, Bet Tapuahu, Afeku, 54 Humtahu, Kirjat Arbaja, që është Hebroni, dhe Ciori, gjithsej nëntë qytete me fshatrat përreth.

55 Pastaj vinin Maoni, Karmeli, Zifi, Jutahu, 56 Izreli, Jokdeami, Zanoahu, 57 Kaini, Gibeahu dhe Timnahu, gjithsej dhjetë qytete me fshatrat përreth.

58 Halhuli, Betcuri, Gedori, 59 Marati, Bet Anoti dhe Eltekoni, gjithsej gjashtë qytete me fshatrat përreth.

60 Kirjat Baali, që është Kirjat Jearimi, dhe Rabahu, gjithsej dy qytete me fshatrat përreth.

61 Në shkretëtirë ndodheshin Bet Arabahu, Midini, Sekakahu, 62 Nibshani, Ir Melahu, En Gedi, gjithsej gjashtë qytete me fshatrat përreth.

63 Pasardhësit e Judës nuk mundën t’i dëbonin të gjithë jebusitët, që banonin në Jerusalem, ndaj ata banojnë edhe sot e kësaj dite në Jerusalem bashkë me pasardhësit e Judës.