Jozuehu 12

Mbretërit në lindje të Jordanit

Këta janë mbretërit e vendit, që izraelitët e pushtuan dhe e morën për pronë në bregun lindor të Jordanit, nga përroi i Arnonit deri në malin Hermon e në krahinën lindore të Arabahut. Sihoni ishte mbreti i amoritëve. Ai banonte në Heshbon e sundonte nga Aroeri, ndërtuar në breg të përroit të Arnonit, nga gjysma e luginës së përroit e nga gjysma e Gileadit, deri në luginën e Jabokut, në kufi me bijtë e Amonit. Ai sundonte edhe krahinën lindore të Arabahut, nga deti i Kineretit deri në detin e Arabahut, deti i Kripur, nga rruga për në Bet Jeshimot deri në shpatet e Pisgahut në jug. Ogu ishte mbreti i Bashanit dhe një prej refaitëve të fundit. Ai banonte në Ashtarot e në Edrej dhe sundonte malin Hermon, Salkahun e tërë Bashanin, deri në kufi me geshuritët, makatitët e me gjysmën e Gileadit, në kufijtë e Sihonit, mbretit të Heshbonit. Moisiu, shërbëtori i Zotit, bashkë me izraelitët, i mundi ata dhe tokën e tyre ia dha si trashëgimi fisit të Rubenit, fisit të Gadit e gjysmës së fisit të Manaseut.

Mbretërit në perëndim të Jordanit

Këta janë mbretërit e vendit që, Jozuehu dhe izraelitët e pushtuan në bregun perëndimor të Jordanit, nga Baal Gadi në luginën e Libanit deri në malin Halak, që shtrihet drejt Seirit. Jozuehu ia dha për trashëgimi fiseve të Izraelit, secilit pjesën e vet, krahinën malore e ultësirën e Arabahut, shpatet e shkretëtirën e Negevit, vendin e hititëve, amoritëve, kananitëve, perizitëve, hivitëve dhe jebusitëve. Mbretërit e atij vendi, nga një sipas qyteteve, janë: mbreti i Jerikosë, mbreti i Ajit, përbri Betelit, 10 mbreti i Jerusalemit, mbreti i Hebronit, 11 mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit, 12 mbreti i Eglonit, mbreti i Gezerit, 13 mbreti i Debirit, mbreti i Gederit, 14 mbreti i Hormahut, mbreti i Aradit, 15 mbreti i Libnahut, mbreti i Adulamit, 16 mbreti i Makedasë, mbreti i Betelit, 17 mbreti i Tapuahut, mbreti i Heferit, 18 mbreti i Afekut, mbreti i Sharonit, 19 mbreti i Madonit, mbreti i Hacorit, 20 mbreti i Shimron Meronit, mbreti i Akshafit, 21 mbreti i Tanakut, mbreti i Megidosë, 22 mbreti i Kedeshit, mbreti i Jokneamit në Karmel, 23 mbreti i Dorit, në lartësitë e Dorit, mbreti i Gojimit në Gilgal 24 e mbreti i Tircahut, gjithsej tridhjetë e një mbretër.