Joeli 3

Shpirti i Perëndisë

b «Pas këtyre,

do të dikoj Shpirtin tim mbi çdo njeri,

bijtë tuaj e bijat tuaja do të profetizojnë,

pleqtë do të shohin ëndrra,

të rinjtë do të shohin vegime.

Edhe mbi shërbëtorët e shërbëtoret,

do ta dikoj shpirtin tim në ato ditë.

Do të bëj çudira në qiell e në tokë,

gjak, zjarr e shtëllunga tymi.

Dielli do të kthehet në terr,

hëna në gjak,

para se të vijë dita e Zotit,

e madhërishme dhe e tmerrshme.

Atëherë, kushdo që thërret emrin e Zotit

do të shpëtojë.

Në malin Sion, në Jerusalem,

do të ketë të shpëtuar,

siç tha edhe Zoti.

Mes të mbijetuarve,

të cilët Zoti i thërret».


 b3.1-5 të tjerë i rendisin si 2.28-32