Ezekieli 8

Përdhosja e tempullit

Në vitin e gjashtë, në muajin e gjashtë, më pesë të atij muaji, unë isha ulur në shtëpi dhe pleqtë e Judës ishin ulur kundruall meje. Atje ra mbi mua dora e Zotit tim, ZotitPashë dhe, ja, një shëmbëllim me pamje njeriu. Prej pamjes së ijëve e poshtë dukej si zjarr, ndërsa prej ijëve e sipër dukej si një shkëlqim me pamje vezulluese. Ai shtriu një trajtë dore dhe më kapi nga flokët që më kishin rënë mbi ballë. Atëherë një shpirt më ngriti mes tokës e qiellit e më çoi në Jerusalem, në një vegim hyjnor, te hyrja e portës së brendshme, me pamje nga veriu, ku ishte vendndodhja e idhullit të smirës që e nguc smirën. Dhe, ja, aty gjendej lavdia e Perëndisë së Izraelit, si vegimi që kisha parë në luginë. Dhe më tha: «Bir i njeriut, çoji sytë drejt veriut!». Unë i çova sytë drejt veriut dhe, ja, në veri të portës së altarit, te hyrja, gjendej idhulli i smirës. Pastaj më tha: «Bir i njeriut, a e sheh çfarë po bëjnë ata, pështirësinë e madhe që shtëpia e Izraelit po bën këtu për të më larguar prej shenjtërores? Por do të shohësh sërish pështirësi edhe më të mëdha». Pastaj më çoi te hyrja e tremes. Pashë dhe, ja, muri kishte një vrimë. Atëherë më tha: «Bir i njeriut, shpoje murin!». E shpova murin dhe, ja, doli një hyrje. Pastaj më tha: «Hyr e shikoji pështirësitë e liga që po bëjnë këtu!». 10 Unë hyra e pashë. Dhe, ja, çdo trajtë zvarraniku e kafshësh të neveritshme dhe të gjithë idhujt e shtëpisë së Izraelit ishin gdhendur në mur rreth e rrotull. 11 Shtatëdhjetë prej pleqve të shtëpisë së Izraelit qëndronin para tyre. Jazanjahu, biri i Shafanit, qëndronte në mes. Secili mbante në dorë nga një temjanicë dhe era e resë së temjanit ngjitej lart. 12 E më tha: «A e pe, bir i njeriut, çfarë po bëjnë pleqtë e shtëpisë së Izraelit në errësirë, secili në dhomën e idhujve të vet? Ata thonë: “Zoti nuk na sheh, Zoti e ka braktisur vendin”». 13 Pastaj më tha: «Do të shohësh sërish pështirësi edhe më të mëdha që i bëjnë ata». 14 Pastaj më çoi te hyrja e portës së tempullit të Zotit, në drejtim të veriut, dhe, ja, pashë disa gra, që rrinin ulur dhe vajtonin Tamuzin. 15 E më tha: «A pe, bir i njeriut? Do të shohësh sërish pështirësi edhe më të mëdha se këto». 16 Pastaj më çoi në tremen e brendshme të tempullit të Zotit dhe, ja, te hyrja e tempullit të Zotit, ndërmjet portikut dhe altarit, rreth njëzet e pesë burra, me shpinë nga tempulli, kishin rënë përmbys në drejtim të lindjes e po adhuronin diellin. 17 E më tha: «A pe, bir i njeriut? Pse, çikërrima ishin pështirësitë që bënë këtu ata të shtëpisë së Judës? Ata e mbushën tokën me dhunë dhe e ngucën përsëri zemërimin tim. Ja, kanë vënë edhe gemin në hundë. 18 Prandaj unë do të veproj me tërbim. Syri im nuk do të ketë mëshirë e unë nuk do të kem dhembshuri. Ata do të më bërtasin në veshë me zë të lartë, por unë nuk do t’i dëgjoj».