Ezekieli 6

Kundër idhujtarisë

Fjala e Zotit m’u drejtua e më tha: «Bir njeriu, ktheji sytë drejt maleve të Izraelit, profetizo kundër tyre e thuaj: o malet e Izraelit, dëgjojeni fjalën e Zotit tim, Zotit! Kështu u thotë Zoti im, Zoti, maleve e kodrave, grykave e luginave: ja, do të dërgoj shpatën kundër jush e do t’i shemb faltoret tuaja në vende të larta. Altarët tuaj do të shkatërrohen, altarët e temjanit do të shkërmoqen e të therurit tuaj do t’ua hedh idhujve tuaj. Do t’i hedh kufomat e bijve të Izraelit para idhujve të tyre e do t’jua shpërndaj eshtrat rreth altarëve tuaj. Në të gjitha vendbanimet tuaja qytetet do të rrënohen dhe faltoret në vende të larta do të shkretohen, që të rrënohen e të prishen altarët tuaj, të shkërmoqen e të marrin fund idhujt tuaj, që të copëtohen altarët tuaj të temjanit e të zhduken zejet tuaja. Të therurit do të bien në mesin tuaj e ju do ta merrni vesh se unë jam ZotiPor do ta lë një tepricë tuajën. Ata do t’i shpëtojnë shpatës ndër kombe, kur t’ju shpërndaj ndër vende. Atëherë, të shpëtuarit tuaj do të kujtohen për mua ndër kombet ku janë shpërngulur, sesi u lëndova për shkak të tradhtisë së zemrës së tyre që u largua nga unë dhe të syve të tyre që kurvëruan me idhujt. Do t’u vijë zor nga vetja për ligësitë që bënë e për të gjitha pështirësitë. 10 Do ta marrin vesh se unë jam Zoti e nuk kam thënë kot se do t’ua bëj këtë të zezë. 11 Kështu thotë Zoti im, Zoti: përplas duar e këmbë e thuaj: vaj për të gjitha pështirësitë e liga të shtëpisë së Izraelit, se do të bien prej shpatës, prej zisë së bukës e prej murtajës. 12 Kush është larg do të vdesë prej murtajës. Kush është afër, prej shpatës do të bjerë. Kush ka mbetur e ka shpëtuar, prej zisë së bukës do të vdesë. E unë do ta shteroj zemërimin tim kundër tyre. 13 Atëherë do ta merrni vesh se unë jam Zoti, kur të therurit e tyre do të jenë mes idhujve përreth altarëve të tyre, në çdo kodër të lartë, në të gjitha majat e maleve, nën çdo pemë të bleruar, nën çdo lis plot gjethe, kudo t’u kushtojnë erë të këndshme tërë idhujve të tyre. 14 Do ta shtrij dorën kundër tyre e do ta kthej vendin në rrënim e shkretim, që nga shkretëtira e gjer në Diblah, ku kanë vendbanimet. Atëherë do ta marrin vesh se unë jam Zoti».