Ezekieli 34

Kryeneçësia e Izraelit

Fjala e Zotit m’u drejtua e më tha: «Bir i njeriut, profetizo kundër barinjve të Izraelit. Profetizo e thuaju pikërisht barinjve se kështu thotë Zoti im, Zoti: mjerë barinjtë e Izraelit që kullotin veten. A nuk duhet të kullotin grigjën barinjtë? Ju hani mishin e majmë, visheni me lesh, therni ato të majmet, por nuk e kullotni grigjën. Të mekurat nuk i keni mëkëmbur, të sëmurat nuk i keni shëruar, të lënduarat nuk i keni lidhur, të ndarën nuk e keni kthyer dhe të humburën nuk e keni kërkuar, por me forcë e me ashpërsi i keni sunduar. Janë shpërndarë, se nuk kanë bari. Janë bërë ushqim për të gjitha egërsirat e fushës, se janë shpërndarë. Janë hallakatur delet e mia. Nëpër të gjitha malet, nëpër të gjitha kodrat e larta e në mbarë faqen e dheut është shpërndarë grigja ime dhe nuk ka kush ta kërkojë, nuk ka kush ta gjurmojë.

Prandaj, o barinj, dëgjojeni fjalën e Zotitpasha jetën time, kumton Zoti im, Zoti, meqë grigja ime u bë pre dhe delet e mia u bënë ushqim për të gjitha egërsirat e fushës, ngaqë nuk kanë bari, se barinjtë e mi nuk i kanë kërkuar delet e mia, por barinjtë kanë kullotur veten e nuk kanë kullotur grigjën time, për këtë, o barinj, dëgjojeni fjalën e Zotit tim, Zotit10 kështu thotë Zoti im, Zoti: ja, unë jam kundër barinjve. Do t’u kërkoj llogari për grigjën time e do t’ua heq rojtarinë e deleve të mia. Barinjtë nuk do të kullotin më veten, se do t’i shpëtoj delet e mia nga goja e tyre e nuk do të jenë më ushqim për ta.

11 Se kështu thotë Zoti im, Zoti: ja, unë vetë do t’i kërkoj delet e mia e do t’i këqyr. 12 Siç e këqyr bariu grigjën e vet, kur është mes deleve të shpërndara, kështu do t’i këqyr unë delet e mia dhe do t’i shpëtoj nga të gjitha vendet ku janë shpërndarë në ditë me re e me terr. 13 Do t’i nxjerr prej popujve dhe do t’i sjell nga vendet e tjera drejt tokës së tyre. Do t’i kullot nëpër malet e Izraelit, nëpër shpate dhe në të gjitha vendbanimet e vendit. 14 Në kullota të mira do t’i kullot. Mbi malet e lartësive të Izraelit do ta kenë livadhin. Atje do të shtrihen mbi livadhe të mira e në kullota të majme do të hanë, në malet e Izraelit. 15 Unë do ta kullot grigjën time, unë vetë do ta mërzej, kumton Zoti im, Zoti16 Do të kërkoj të humburën dhe do të kthej të ndarën. Do t’i lidh plagën të lënduarës dhe të sëmurën do ta forcoj. Do të kujdesemd për të majmen dhe për të mëkëmburën. Do t’i kullot me drejtësi.

17 Për ty, grigja ime, kështu thotë Zoti im, Zoti: ja, unë gjykoj mes deles e deles, mes deshve e cjepve. 18 A ju duket pak që kullotni në kullotën e mirë, që shkelni kullotat që ju teprojnë? Ju hyni me këmbë për të pirë ujin e kulluar dhe çfarë tepron e turbulloni me këmbë. 19 Grigja ime duhet të kullotë ç’keni shkelur me këmbë dhe të pijë ç’keni turbulluar me këmbë. 20 Prandaj kështu u thotë Zoti im, Zoti: ja unë vetë do të gjykoj mes deles së majme e deles së hajthme. 21 Meqë shtytë me bri e me sup dhe i gjuajtët me brirë tërë të dobëtat, derisa i shpërndatë përjashta, 22 unë do t’i shpëtoj delet e mia dhe nuk do të jenë më pre. Do të gjykoj mes deles e deles. 23 Do të caktoj mbi to një bari të vetëm. Do t’i kullotë shërbëtori im, Davidi. Ai do t’i kullotë e do të jetë bariu i tyre. 24 Dhe unë, Zoti, do të jem Perëndia i tyre, ndërsa shërbëtori im, Davidi, do të jetë princ mes tyre. Unë, Zoti, fola.

25 Do të bëj me to një besëlidhje paqeje dhe do t’i zhduk kafshët e egra nga vendi. Atëherë do të banojnë të qeta në shkretëtirë e do të flenë nëpër pyje. 26 Do t’i bëj bekim ato dhe rrethinat e rreth kodrës sime. Do të dërgoj shiun në stinën e duhur e do të jenë shira të bekuar. 27 Pemët e fushës do t’i japin frytet e veta. Edhe toka do t’i japë prodhimet e veta e ato do të rrinë e do të banojnë të qeta në tokën e tyre. Do ta marrin vesh se unë jam Zoti kur t’i copëtoj shulat e zgjedhës së tyre e kur t’i liroj nga dora e nënshtruesve. 28 Nuk do të jenë më preja e kombeve e nuk do t’i hanë më egërsirat e dheut. Do të banojnë të qetë e askush nuk do t’i trembë. 29 Unë do t’u përgatit vende të blerta, që të mos i brejë zija e bukës në vend e të mos i ndrydhë përçmimi i kombeve. 30 Atëherë do ta marrin vesh se unë jam Zoti, Perëndia i tyre me ta, e ata, shtëpia e Izraelit, janë populli im, kumton Zoti im, Zoti31 Ju jeni delet e mia, njerëzit e kullotës sime, e unë jam Perëndia juaj, kumton Zoti im, Zoti».


 d34.16 të tjerë: shkatërroj