Dalja 40

Vajosja e tendës

Zoti i tha Moisiut: «Ngrije tendën, tendën e takimit, në ditën e parë të muajit të parë. Vendose arkën e dëshmisë pas velit. Sille tryezën e shtroje siç duhet. Sille shandanin e vendosi llambat. Vendose altarin e artë që përdoret për të djegur temjan, përpara arkës së dëshmisë e vare perden në hyrje të tendës. Vendose altarin e flive të shkrumbimit përpara hyrjes së tendës, tendës së takimit. Legenin vendose ndërmjet tendës së takimit e altarit dhe mbushe me ujë. Rrethoje oborrin e vare perden në hyrje të tij. Merre vajin e vajosjes dhe vajos tendën me tërë orenditë. Shenjtëroje bashkë me tërë enët përkatëse që tenda të jetë e shenjtë. 10 Vajose altarin e flive të shkrumbimit bashkë me tërë enët përkatëse. Shenjtëroje që altari të jetë tejet i shenjtë. 11 Vajose legenin bashkë me bazën dhe shenjtëroje.

12 Pastaj afroje Aronin me bijtë e tij te hyrja e tendës së takimit dhe laji me ujë. 13 Vishja Aronit rrobat e shenjta. Vajose dhe shenjtëroje që të më shërbejë si prift. 14 Afroji edhe bijtë e tij dhe vishua tunikat. 15 Vajosi edhe ata, sikurse vajose atin e tyre, që të më shërbejnë si priftërinj. Me këtë vajosje ata do të jenë priftërinj të përhershëm, brez pas brezi».

16 Moisiu bëri gjithçka ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti17 Kështu, në ditën e parë të muajit të parë të vitit të dytë, tenda u ngrit. 18 Moisiu e ngriti tendën. I vuri bazat, dërrasat, shtizat dhe shtyllat. 19 Mbi tendë shtriu mbulesën siç e kishte urdhëruar Zoti20 Pastaj mori dëshminë dhe e vuri në arkë. Ia vendosi shufrat arkës dhe mbi të vuri pajtimoren. 21 Arkën e solli në tendë dhe, pasi vari velin, arka e dëshmisë u nda siç e kishte urdhëruar Zoti22 Pastaj solli tryezën në tendën e takimit dhe e vuri në anën tjetër të velit, në krahun verior të tendës. 23 Mbi të shtroi bukët kushtuar Zotit, siç e kishte urdhëruar Zoti24 Solli edhe shandanin në tendën e takimit dhe e vuri përballë tryezës, në krahun jugor të tendës. 25 Ia vendosi edhe llambat siç e kishte urdhëruar Zoti26 Pastaj solli altarin në tendën e takimit dhe e vuri përballë velit. 27 Në të dogji temjan erëkëndshëm siç e kishte urdhëruar Zoti28 Pastaj vari perden në të hyrë të tendës. 29 Altarin e flive të shkrumbimit e vuri në të hyrë të tendës, tendës së takimit. Në të kushtoi fli shkrumbimi dhe fli drithi siç e kishte urdhëruar Zoti30 Legenin e vendosi ndërmjet tendës së takimit dhe altarit dhe e mbushi me ujë për larjen. 31 Moisiu, Aroni e bijtë e tij e përdornin për të larë duart dhe këmbët 32 sa herë që hynin në tendën e takimit ose i afroheshin altarit, siç e kishte urdhëruar Zoti33 Pastaj e rrethoi oborrin përreth tendës e altarit dhe vari perden në të hyrë të tij. Kështu Moisiu i përfundoi punimet.

Lavdia e Perëndisë

34 Atëherë reja e mbuloi tendën e takimit dhe lavdia e Zotit mbushi tendën. 35 Moisiu nuk hyri dot në tendën e takimit, sepse reja prehej mbi të dhe lavdia e Zotit kishte mbushur tendën. 36 Gjatë gjithë shtegtimit të tyre, izraelitët niseshin për udhë sa herë që reja ngrihej nga tenda. 37 Nëse reja nuk ngrihej, ata nuk niseshin deri kur vinte dita që ajo të ngrihej. 38 Tërë shtëpia e Izraelit, gjatë gjithë shtegtimit të tyre, e shihte renë e Zotit mbi tendë gjatë ditës dhe zjarrin në të gjatë natës.