2 Mbretërve 20

Sëmundja dhe shërimi i Ezekisë

Asokohe Ezekia u sëmur për vdekje. Atëherë profeti Isai, biri i Amosit, shkoi tek ai e i tha: «Kështu thotë Zoti: ndreqi punët e shtëpisë sate, se nuk do të jetosh gjatë. Do të vdesësh». Ezekia u kthye me fytyrë nga muri e iu lut Zotit«Të lutem, o Zot, kujtohu se kam ecur në praninë tënde me besnikëri e me zemër të çiltër dhe kam bërë çka është mirë në sytë e ty». Dhe qau me ngashërim. Isaia nuk ishte larguar ende nga tremja qendrore e pallatit, kur iu drejtua fjala e Zotit«Kthehu pas e thuaji Ezekisë, prijësit të popullit tim: “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Davidit, atit tënd: e dëgjova lutjen tënde e i pashë lotët e tu. Ja, po të shëroj dhe pas tri ditësh ke për të shkuar në tempullin e ZotitDo të të jap edhe pesëmbëdhjetë vite jetë dhe do të të shpëtoj nga dora e mbretit të Asirisë. Këtë qytet do ta mbroj për hir të emrit tim dhe për hir të Davidit, shërbëtorit tim”». Isaia tha: «Sillni një kulaç me fiq». Kulaçin ia vunë mbi plagë dhe Ezekia u shërua.

Atëherë Ezekia i tha Isaisë: «Cila është shenja se Zoti do të më shërojë e se të tretën ditë do të shkoj në tempullin e Zotit?» Isaia i tha: «Shenja se Zoti do ta bëjë këtë gjë është kjo: a dëshiron që hija të zgjatet dhjetë shkallëza para apo dhjetë shkallëza pas?». 10 Ezekia i tha: «Është e lehtë që hija të zgjatet dhjetë shkallëza para. Le të zgjatet dhjetë shkallëza pas». 11 Profeti Isai iu lut Zotit dhe Zoti e ktheu hijen dhjetë shkallëza pas përgjatë shkallëve, nëpër të cilat kishte zbritur më parë Ahazi.

Të dërguarit babilonas

12 Asokohe, mbreti i Babilonisë Berodak Baladani, biri i Baladanit, i dërgoi Ezekisë një dhuratë dhe një letër, sepse kishte marrë vesh se kishte qenë sëmurë. 13 Ezekia i priti të dërguarit dhe u tregoi vendin ku ruhej tërë thesari i tij, argjendi, floriri, erërat e mira dhe vajrat erëmirë. U tregoi edhe vendin ku ruheshin armët dhe tërë vendet ku ruheshin thesaret e tij. Ezekia nuk la asgjë pa u treguar në pallat dhe në gjithë mbretërinë e tij. 14 Atëherë profeti Isai shkoi te mbreti Ezeki e i tha: «Nga vinin ata burra e çfarë të thanë?». Ezekia i tha: «Vijnë nga një vend i largët, nga Babilonia». 15 Isaia e pyeti: «E çfarë panë në pallatin tënd?». Ezekia iu përgjigj: «Panë gjithçka ndodhet në pallatin tim e nuk lashë pa u treguar asgjë nga thesaret e mia».

16 Atëherë Isaia i the Ezekisë: «Dëgjo, pra, fjalën e Zotit17 “Ja, po vijnë ditët, kur gjithçka që gjendet në pallatin tënd dhe gjithçka që kanë mbledhur paraardhësit e tu deri më sot, do të çohet në Babiloni e këtu nuk do të mbetet asgjë”, thotë Zoti18 Babilonasit do të marrin edhe disa prej djemve të tu, që do të lindin prej teje, dhe do t’i bëjnë eunukë në pallatin e mbretit të Babilonisë». 19 Ezekia i tha Isaisë: «E mirë është fjala që të ka thënë Zoti». E me vete mendonte: «Të paktën, sa të jem gjallë unë, do të ketë paqe e siguri».

20 Bëmat e tjera të Ezekisë, të gjitha trimëritë e tij, veprat që ndërtoi, pellgu dhe ujësjellësi që i solli ujë qytetit, janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Judës. 21 Ezekia u preh me paraardhësit dhe në vend të tij mbretëroi i biri, Manaseu.