2 Kronikave 33

Mbretërimi i Manaseut në Judë

Manaseu ishte dymbëdhjetë vjeç, kur u bë mbret i Judës dhe mbretëroi për pesëdhjetë e pesë vjet në Jerusalem. Manaseu bëri çka është keq në sytë e Zotit, duke ndjekur doket e pështira të kombeve që Zoti kishte dëbuar para syve të izraelitëve. Ai rindërtoi faltoret në vende të larta që ati i tij, Ezekia, i kishte shkatërruar. Ngriti altarë për Baalin, punoi shtylla të Asherasë, adhuroi tërë yjet e qiellit e u shërbeu. Ndërtoi altarë edhe brenda tempullit të Zotit, për të cilin vetë Zoti kishte thënë: «Në Jerusalem do të jetë emri im në amshim». Ai i ndërtoi altarë mbarë ushtrisë qiellore në të dyja tremet e tempullit të ZotitManaseu kushtoi edhe bijtë e vet si fli në zjarr në luginën e Ben Hinomit, u mor me shortari e me magji të çdo lloji, u këshillua me ata që thërrasin shpirtra të vdekurish e me shortarë dhe bëri aq shumë ligësi para syve të Zotit, sa e ndezi zemërimin e tij. Ai punoi edhe një idhull dhe e vuri në tempullin e Perëndisë, për të cilin Perëndia i kishte thënë Davidit dhe Solomonit, birit të Davidit: «Në këtë tempull dhe në Jerusalem, që e zgjodha ndër të gjitha fiset e Izraelit, unë do të vendos emrin tim në amshim. Unë nuk do të lejoj që këmbët e izraelitëve të enden larg kësaj toke, të cilën ua dhashë paraardhësve tuaj, veçse me kushtin që ata të zbatojnë të gjitha urdhërimet, mbarë ligjin, rregullat dhe vendimet, që u dhashë me anë të Moisiut». Por Manaseu joshi Judën dhe banorët e Jerusalemit të bënin ligësi më shumë se kombet që Zoti kishte shkatërruar para syve të izraelitëve.

10 Zoti i foli Manaseut dhe popullit të tij, por ata nuk deshën ta dëgjonin. 11 Atëherë Zoti dërgoi kundër tyre prijësit e ushtrisë së mbretit të Asirisë. Ata e kapën Manaseun, i vunë pranga hekuri, e lidhën me zinxhirë prej bronzi dhe e çuan në Babiloni. 12 Kur ra ngushtë, Manaseu iu lut Zotit, Perëndisë së tij, dhe e përuli veten shumë para Perëndisë së etërve të tij. 13 Iu lut e iu përgjërua Zotit e Zoti pati mëshirë për të dhe e ktheu në Jerusalem, në mbretërinë e tij. Atëherë Manaseu e kuptoi se Zoti ishte Perëndi.

14 Mandej Manaseu rindërtoi murin e jashtëm të qytetit të Davidit, i cili kalonte në perëndim të Gihonit, shtrihej nëpër luginë deri te Porta e Peshqve dhe përfshinte Ofelin. Murin e bëri shumë të lartë dhe në të gjitha qytetet e fortifikuara të Judës caktoi prijës ushtarakë. 15 Ai hoqi perënditë e huaja dhe idhujt prej tempullit të Zotit, shkatërroi altarët që kishte ndërtuar në malin e tempullit të Zotit e në Jerusalem dhe i hodhi jashtë qytetit. 16 Mandej rivendosi altarin e Zotit dhe kushtoi mbi të fli paqtimi e falënderimi dhe urdhëroi popullin e Judës t’i shërbente Zotit, Perëndisë së Izraelit. 17 E megjithatë populli vazhdoi të kushtonte nëpër faltoret në vende të larta, ndonëse i kushtonin vetëm Zotit, Perëndisë së tyre.

18 Bëmat e tjera të Manaseut, lutja që i bëri Perëndisë së tij dhe fjalët që i thanë vegimtarët në emër të Zotit, Perëndisë së Izraelit, janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Izraelit. 19 Lutja, përgjërimi, mëkatet dhe paudhësitë e tij, si edhe vendet ku ndërtoi faltoret në vende të larta, ku bëri shtyllat e Asherasë dhe idhujt, para të cilëve u përkul, janë të shkruara në librin e Hozaite20 Manaseu u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në pallatin e vet. Në vend të tij mbretëroi i biri, Amoni.

Mbretërimi i Amonit në Judë

21 Amoni ishte njëzet e dy vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për dy vjet në Jerusalem. 22 Amoni bëri çka është keq në sytë e Zotit, ashtu siç kishte bërë edhe i ati, Manaseu. Ai u kushtoi fli të gjithë idhujve, që kishte bërë Manaseu, dhe u shërbeu. 23 Amoni nuk e përuli veten para Zotit, siç kishte bërë i ati, Manaseu, por mëkatoi edhe më shumë. 24 Shërbëtorët e Amonit ngritën krye kundër tij dhe e vranë në pallatin e vet, 25 por populli i vendit i vrau të gjithë ata që kishin ngritur krye kundër mbretit Amon. Në vend të tij bënë mbret të birin, Josinë.


 e33.19 ose: Vegimtarit