1 Kronikave 8

Bijtë e Benjaminit

Benjaminit i lindi Belai, i parëlinduri, Ashbeli, i dyti, Ahrahu, i treti, Nohahu, i katërti e Rafai, i pesti. Belai pati për bij Adarin, Gerain, Abihudin, Abishuain, Namanin, Ahoahun, Gerain, Shefufanin e Huramin. Bijtë e Ehudit, krerët e fiseve të banorëve të Gebës, që u dëbuan në Manahat, ishin këta: Namani, Ahijahu e Gerai, që u shpërngul e lindi Uzain e Ahihudin. Shaharaimit i lindën fëmijë në trojet e Moabit, pasi kishte dëbuar Hushimën e Baranë, gratë e veta. Nga gruaja e vet, Hodesha, i lindën Jobabi, Cibjai, Meshai, Malkami, 10 Jeuci, Sakiahu e Mirmahu. Këta ishin bijtë e tij, krerët e fiseve. 11 Nga Hushima i lindën Abitubi dhe Elpali. 12 Bijtë e Elpalit ishin Eberi, Mishami e Shemedi, i cili ndërtoi Ononë e Lodin me rrethina, 13 Berjahu e Shemai, krerë të fiseve të banorëve të Ajalonit, që u dhanë arratinë banorëve të Gatit, 14 Ahijoi, Shashaku e Jeremoti. 15 Zebadjahu, Aradi, Ederi, 16 Mikaeli, Ishpahu e Johai ishin bijtë e Berjahut. 17 Zebadjahu, Meshulami, Hizkiu, Heberi, 18 Ishmerai, Izlijahu e Jobabi ishin bijtë e Elpalit. 19 Jakimi, Zikriu, Zabdiu, 20 Elienai, Ciletai, Elieli, 21 Adajahu, Berajahu e Shimrati ishin bijtë e Shimeit. 22 Ishpani, Eberi, Elieli, 23 Abdoni, Zikriu, Hanani, 24 Hananiahu, Elami, Antotjahu, 25 Ifdejahu e Penueli ishin bijtë e Shashakut. 26 Shamsherai, Sheharjahu, Ataljahu, 27 Jareshjahu, Elia e Zikriu ishin bijtë e Jerohamit. 28 Këta qenë krerët e fiseve sipas breznive. Këta krerë banonin në Jerusalem.

29 Në Gibeon banonte i ati i Gibeonit dhe gruaja e tij që quhej Maka. 30 Biri i tij i parëlindur ishte Abdoni, pastaj Curi, Kishi, Baali, Nadabi, 31 Gedori, Ahijoi e Zekeri. 32 Miklotit i lindi Shimeahu. Edhe këta, sikurse të vëllezërit, banonin në Jerusalem me vëllezërit e vet. 33 Nerit i lindi Kishi, Kishit i lindi Sauli, Saulit i lindi Jonatani, Malkishuai, Abinadabi dhe Eshbaalid34 Jonatani pati për bir Merib Baalindh dhe Merib Baalit i lindi Mikahu. 35 Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Tareai e Ahazi. 36 Ahazit i lindi Jehoadahu, Jehoadahut i lindi Alemeti, Azmaveti e Zimriu. Zimriut i lindi Mocai. 37 Mocait i lindi Bineai, që pati për bir Rafahun, që pati për bir Eleasahun, që pati për bir Acelin. 38 Aceli pati gjashtë bij. Emrat e tyre janë këta: Azrikami, Bokerui, Ishmaeli, Shearjahu, Abdia e Hanani. Të gjithë këta ishin bijtë e Acelit. 39 Bijtë e Eshekut, vëllait të tij, Ulami, i parëlinduri, Jeushi, i dyti, Elifeleti, i treti. 40 Bijtë e Ulamit ishin burra të fortë, trima e harkëtarë. Ata kishin shumë fëmijë e nipa, njëqind e pesëdhjetë. Të gjithë këta ishin bijtë e Benjaminit.


 d8.33 te 2Sa: Ishboshet

 dh8.34 te 2Sa: Mefiboshet