1 Kronikave 5

Bijtë e Rubenit

Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, se ai ishte i parëlinduri, megjithëse i përdhosi shtrojat e të atit. Prandaj e drejta e parëlindjes iu dha bijve të Jozefit, të birit të Izraelit, e Rubenit nuk iu quajt parëlindja. Megjithëse Juda u bë më i forti ndër vëllezër e prej tij doli prijësi, e drejta e parëlindjes i takoi Jozefit.

Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit ishin Enoku, Palui, Hecroni e Harmiu. Bijtë e Joelit, Shemajahu, që pati për bir Gogun, që pati për bir Shimein, që pati për bir Mikahun, që pati për bir Reajahun, që pati për bir Baalin, që pati për bir Berahun, të cilin e mori peng Tiglat Pileseri, mbreti i Asirisë. Ai qe prijësi i rubenitëve. Vëllezërit e tij, sipas fiseve, siç janë renditur në librin e Breznive, janë: i pari Jejeli, pastaj Zakaria, Belai, biri i Azazit, të birit të Shemait, të birit të Joelit, që jetonte në Aroer dhe shtrihej gjer në Nebo e në Baal Meon Në lindje shtrihej gjer ku fillonte shkretëtira, këtej Eufratit, sepse grigjat e tyre u shumuan në dheun e Gileadit. 10 Në kohën e Saulit ata luftuan me hagritët. Kur këta u ranë në dorë, u vendosën në tendat e tyre në mbarë anën lindore të Gileadit.

Bijtë e Gadit

11 Kundruall tyre, në dheun e Bashanit, deri në Salkah, banonin bijtë e Gadit, 12 i pari Joeli, i dyti Shafami, pastaj Janai e Shafati në Bashan. 13 Vëllezërit e tyre, sipas shtëpive të të parëve të vet, ishin Mikaeli, Meshulami, Shebai, Jorai, Jakani, Ziai dhe Eberi, pra shtatë. 14 Këta ishin bijtë e Abihajlit, birit të Huriut, të birit të Jaroahut, të birit të Gileadit, të birit të Mikaelit, të birit të Jeshishait, të birit të Jahdoit, të birit të Buzit. 15 Ahiu, biri i Abdielit, të birit të Guniut, ishte kreu i shtëpisë së të parëve. 16 Ata banonin në Gilead, në Bashan e në rrethinat e tij dhe në të gjitha kullotat e Sharonit deri në skajet e tyre. 17 Të gjitha këto janë shkruar në kronikat e Jotamit, mbretit të Judës, në kohën e Jeroboamit, mbretit të Izraelit.

18 Bijtë e Rubenit, gaditët dhe gjysma e fiseve të Manaseut, burra të fuqishëm, të pajisur me shqyt e shpatë, përdorues të harkut e të mësuar me beteja, ishin dyzet e katër mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë, të gatshëm për luftë. 19 Ata bënë luftë me hagritët, me Jeturin, Nafishin e Nodabin 20 dhe morën ndihmë kundër tyre. Thirrën Perëndinë në betejë e ai iu përgjigj, se besuan në të. Hagritët u dorëzuan me gjithë sa ishin bashkuar me ta. 21 Atëherë u rrëmbyen bagëtitë, pesëdhjetë mijë deve, dyqind e pesëdhjetë mijë dele, dy mijë gomarë; dhe njëqind mijë njerëz. 22 Shumë vetë mbetën të vrarë, sepse kjo luftë ishte dërguar nga Perëndia. Pastaj banuan në vend të tyre deri në kohën e shpërnguljes.

Bijtë e Manaseut

23 Bijtë e gjysmës së fisit të Manaseut banonin në tokën ndërmjet Bashanit e Baal Hermonit, në Senir e në malin Hermon. Ata ishin të shumtë. 24 Krerët e shtëpive të të parëve të tyre ishin këta: Eferi, Ishiu, Elieli, Azrieli, Jeremia, Hodavjahu e Jahdieli, njerëz të fuqishëm, burra me emër, krerët e shtëpive të të parëve të vet. 25 Por ata e tradhtuan Perëndinë e etërve të vet dhe kurvëruan me perënditë e popujve të atij vendi, të cilët Perëndia i kishte shkërmoqur para syve të tyre. 26 Atëherë Perëndia i Izraelit ia trazoi shpirtin Pulit, mbretit të Asirisë, edhe Tiglat Pileserit, mbretit tjetër të Asirisë, i cili i shpërnguli rubenitët, gaditët dhe gjysmën e fisit të Manaseut e i çoi në Halah, në Habor, në Hara e pranë lumit të Gozanit, gjer më sot.

Bijtë e Levit

27 c Bijtë e Levit ishin Gershoni, Kohati e Merari. 28 Bijtë e Kohatit, Amrami, Ichari, Hebroni e Uzieli. 29 Bijtë e Amramit, Aroni, Moisiu e Mirjama. Bijtë e Aronit, Nadabi, Abihui, Eleazari e Itamari. 30 Eleazarit i lindi Finehasi, Finehasit i lindi Abishuai, 31 Abishuait i lindi Bukiu, Bukiut i lindi Uziu, 32 Uziut i lindi Zerahjahu, Zerahjahut i lindi Merajoti, 33 Merajotit i lindi Amarjahu, Amarjahut i lindi Ahitubi, 34 Ahitubit i lindi Cadoku, Cadokut i lindi Ahimaci, 35 Ahimacit i lindi Azarjahu, Azarjahut i lindi Johanani, 36 Johananit i lindi Azarjahu, i cili kreu shërbesën priftërore në tempullin që ndërtoi Solomoni në Jerusalem. 37 Azarjahut i lindi Amarjahu, Amarjahut i lindi Ahitubi, 38 Ahitubit i lindi Cadoku, Cadokut i lindi Shalumi, 39 Shalumit i lindi Hilkiahu, Hilkiahut i lindi Azarjahu, 40 Azarjahut i lindi Serajahu, Serajahut i lindi Jehocadaku. 41 Jehocadaku u shpërngul kur Zoti e dëboi Judën dhe Jerusalemin me anë të Nabukodonosorit.


 c5.27-41 të tjerë i rendisin si 6.1-15