1 Kronikave 4

Pasardhësit e Judës

Bijtë e Judës ishin Pereci, Hecroni, Harmiu, Huri e Shobali. Reajahut, birit të Shobalit, i lindi Jahati, Jahatit i lindi Ahumaji e Lahadi. Këta ishin fiset e coratitëve. Bijtë e Etamit ishin këta: Izreli, Ishmai e Idbashi. Motra e tyre quhej Haclelponia. Penueli ishte i ati i Gedorit, ndërsa Ezeri i ati i Hushahut. Bijtë e Hurit ishin këta: Efratahu, i parëlinduri, i ati i Betlehemit. Ashhuri, i ati i Tekoasë, pati dy gra: Helahanë e Narahanë. Narahaja i lindi Ahuzamin, Heferin, Temenin e Ahashtarin. Këta qenë bijtë e Narahasë. Bijtë e Helahasë ishin Cereti, Ichari dhe Etnani. Kocit i lindi Anubi, Cobebahu dhe fiset e Aharhelit, të birit të Harumit. Jabeci ishte më i nderuari ndër vëllezërit e vet, prandaj e ëma e quajti Jabec, sepse tha: «E linda me dhimbje». 10 Jabeci e thirri Perëndinë e Izraelit, e tha: «Ah, sikur të më bekoje e të m’i zgjeroje kufijtë! Sikur të më përkrahje e të më ruaje nga e keqja, që të mos lëngoj!». Perëndia ia plotësoi kërkesën. 11 Kelubit, vëllait të Shuhahut, i lindi Mehiri që ishte i ati i Eshtonit. 12 Eshtonit i lindi Bet Rafai, Paseahu dhe Tehinahu, ati i Ir Nahashit. Këta qenë burrat e Rekahut. 13 Bijtë e Kenazit ishin Otnieli e Serajahu. Bijtë e Otnielit, Hatati 14 e Meonotai, të cilit i lindi Ofrahu. Serajahut i lindi Joabi, i ati i Ge Harashimit, që do të thotë zejtarë. 15 Bijtë e Kalebit, birit të Jefunehut ishin Irui, Elahu e Naami. Biri i Elahut, Kenazi. 16 Bijtë e Jehalelelit, Zifi, Zifahu, Tirjai e Asareli. 17 Bijtë e Ezrës, Jetri, Meredi, Eferi e Jaloni. Ajob ngjizi Mirjamën, Shamain e Ishbahun, të atin e Eshtmoas. 18 Gruaja e tij judease lindi Jaredin, të atin e Gedorit, Heberin, të atin e Sokohut, dhe Jekutielin, të atin e Zanoahut. Këta qenë bijtë e Bitjahasë, bijës së faraonit, me të cilën ishte martuar Meredi. 19 Bijtë e gruas së Hodiahut, motrës së Nahamit ishin i ati i Kejlah Garmitit dhe Eshtemoa Makatitit. 20 Bijtë e Simeonit, Amnoni, Rinahu, Ben Hanani e Tiloni. Bijtë e Ishiut, Zoheti e Ben Zoheti. 21 Bijtë e Shelahut, birit të Judës, Eri, i ati i Lekahut, Ladahu, i ati i Mareshahut, fiset e punishtes së lirit, në Bet Ashbea, 22 Jokimi, njerëzit e Kozebasë, Joashi e Sarafi, që sunduan në Moab e u kthyen në Lehem. Këto janë shënime të lashta. 23 Ata ishin poçarë e banonin në Netaim e Gederah. Banuan atje me mbretin, në shërbim të tij.

Pasardhësit e Simeonit

24 Bijtë e Simeonit ishin Nemueli, Jamini, Jaribi, Zerahu, Sauli, 25 që pati për bir Shalumin, që pati për bir Mibsamin, që pati për bir Mishmain. 26 Bijtë e Mishmait, Hamueli, që pati për bir Zakurin, që pati për bir Shimein. 27 Shimei pati gjashtëmbëdhjetë bij e gjashtë bija. Vëllezërit e tij nuk patën shumë bij dhe tërë fisi i tyre nuk u shumua sa fisi i Judës. 28 Ata u vendosën në Bershebë, në Moladah, në Hacar Shual, 29 në Bilhah, në Ecem, në Tolad, 30 në Betuel, në Hormah, në Ciklag, 31 në Bet Markabot, në Hacar Susah, në Bet Biri e në Sharaim. Këto ishin qytetet e tyre deri në mbretërimin e Davidit. 32 Fshatrat e tyre ishin Etami, Aini, Rimoni, Toheni e Ashani, pra pesë, 33 përveç gjithë fshatrave të tyre rreth qyteteve, deri në Baal. Këto qenë vendbanimet e tyre me breznitë përkatëse.

34 Meshobabi, Jamleku, Joshahu, biri i Amacjahut, 35 Joeli, Jehu, biri i Joshibjahut, të birit të Serajahut, të birit të Asielit, 36 Eljoenai, Jakobahu, Jeshohajahu, Asajahu, Adieli, Jesimieli, Benajahu, 37 Zizai, biri i Shifiut, të birit të Alonit, të birit të Jedajahut, të birit të Shimriut, të birit të Shemajahut. 38 Këta, renditur me emër, qenë princat e fiseve përkatëse. Farefisi i tyre u përhap shumë. 39 Ata shkuan në hyrje të Gedorit, deri në lindje të luginës, për të kërkuar kullota për grigjat e veta. 40 Gjetën kullota të majme e të mira dhe vendi ishte i gjerë nga të dyja anët, i qetë e i shtruar, sepse më parë aty kishin qenë banorët e Kamit. 41 Por këta, emrat e të cilëve u shënuan në kohën e Ezekisë, mbretit të Judës, erdhën, sulmuan tendat e tyre bashkë me meunitët, që gjendeshin aty, i shfarosën e sot nuk u gjendet fara. Pastaj u vendosën në vend të tyre, sepse aty kishte kullota për grigjat. 42 Disa prej tyre, pesëqind burra prej pasardhësve të Simeonit, shkuan në malin Seir me në krye Pelatiahun, Nearjahun, Refajahun e Uzielin, birin e Ishiut. 43 Sulmuan pjesën tjetër të amalekitëve që kishin shpëtuar e banuan aty gjer më sot.


 b4.17 të tjerë: Bashkëshortja e Meredit; të tjerë: Jeterit