1 Kronikave 26

Rendi i derëtarëve

Ky ishte rendi i derëtarëve: për korahitët, Meshelemjahu, biri i Koreut, prej bijve të Asafit; për bijtë e Meshelemjahut, Zakaria i pari, Jediaeli i dyti, Zebadjahu i treti, Jatnieli i katërti, Elami i pesti, Jehohanani i gjashti, Eliehoenai i shtati; dhe për bijtë e Obed Edomit, Shemajahu, i parëlinduri, Jehozabadi i dyti, Joahu i treti, Sahari i katërti, Netaneli i pesti, Amieli i gjashti, Isahari i shtati, Peuletai i teti, sepse Perëndia e kishte bekuar. Shemajahut, birit të tij, i lindën bij, të cilët e udhëhoqën fisin e vet, sepse ishin trima të fortë. Bijtë e Shemajahut ishin Otniu, Refaeli, Obedi dhe Elzabadi, me vëllezërit e tyre Elihuin e Semakiahun, burra të fortë. Të gjithë këta ishin pasardhësit e Obed Edomit, me bijtë dhe vëllezërit e tyre, burra të fortë, të aftë për shërbim. Nga Obed Edomi ishin gjithsej gjashtëdhjetë e dy. Meshelemjahu pati bij e vëllezër të fortë, gjithsej tetëmbëdhjetë. 10 Hosahu, njëri prej bijve të Merarit, pati për bij Shimriun, të parëlindurin, të cilin e caktoi kryetar fisi. 11 Hilkiahu ishte i dyti, Tebaliahu i treti, Zakaria i katërti, gjithsej bijtë dhe vëllezërit e Hosahut ishin trembëdhjetë.

12 Këto rende derëtarësh e burrat që u prinin kishin të njëjtat detyra si vëllezërit e tyre për shërbimin në tempullin e Zotit13 Hodhën short i vogël e i madh sipas fiseve, për secilën derë. 14 Për lindjen i ra shorti Shelemiahut. Hodhën short edhe për Zakarinë, birin e tij, këshilltar i mençur, të cilit i ra për short veriu. 15 Obed Edomit i ra jugu, ndërsa bijve të tij i ranë qilarët. 16 Shupimit e Hosahut u ra perëndimi me derën e Shaleketit, në rrugën e përpjetë. Ishin rojë më rojë. 17 Në lindje ishin caktuar gjashtë levitë çdo ditë; në veri katër çdo ditë; në jug katër çdo ditë; si edhe nga dy te qilarët. 18 Te vrojtorja perëndimore ishin katër në rrugë e dy në vrojtore. 19 Këto ishin rendet e derëtarëve për bijtë e Koreut e për bijtë e Merarit.

Nëpunësit e tjerë

20 Levitët, vëllezërit e tyre, kujdeseshin për thesaret e tempullit të Perëndisë dhe për thesaret e sendeve të shenjtëruara. 21 Bijtë e Ladanit, bijtë e gershonitëve, që i përkisnin Ladanit, kryefamiljarët, që i përkisnin Ladan Gershonitit, ishin jehielitët.

22 Bijtë e Jehielit, Zetami e Joeli, vëllai i tij, ishin kujdestarë të thesareve të shtëpisë së Zotit23 Për amramitët, icharitët, hebronitët e uzielitët, 24 përgjegjësi i thesarëve ishte Shebueli, biri i Gershomit, të birit të Moisiut. 25 Vëllezërit e tij, prej Eliezerit, ishin biri i tij Rehabiahu, që pati për bir Isainë, që pati për bir Joramin, që pati për bir Zikriun, që pati për bir Shelomotin. 26 Ky, Shelomoti, dhe vëllezërit e tij, ishin përgjegjës për të gjitha thesaret e sendeve të shenjtëruara, që kishin kushtuar mbreti David, kryetarët e fiseve, kryemijësit, kryeqindësit e prijësit e ushtrisë. 27 Ata kushtuan për mirëmbajtjen e tempullit të Zotit edhe pjesë nga preja e luftës, nga plaçkat e tjera 28 dhe nga gjithçka kishin kushtuar vegimtari Samuel, Sauli, biri i Kishit, Abneri, biri i Nerit e Joabi, biri i Cerujahut. Të gjitha kushtimet ishin nën kujdesin e Shelomotit dhe të vëllezërve të tij.

29 Për icharitët, Kenanjahu e bijtë e tij u caktuan si përgjegjës për punët e jashtme të Izraelit, si nëpunës e gjyqtarë. 30 Për hebronitët u caktuan Hashabiahu e vëllezërit e tij, një mijë e shtatëqind trima, të mbikëqyrnin Izraelin nga ana perëndimore e Jordanit, për punët e Zotit e në shërbim të mbretit. 31 Sa për hebronitët, Jerjahu ishte kreu i hebronitëve për secilin brez të fisit. Në vitin e dyzetë të mbretërimit të Davidit u bënë kërkime dhe u gjetën mes tyre trima të fortë në Jazer Gilead. 32 Vëllezërit e tij, dy mijë e shtatëqind njerëz të fortë, mbreti David i caktoi përgjegjës për rubenitët, gaditët dhe gjysmën e fisit të manasenjve, për të gjitha punët hyjnore e mbretërore.