1 Kronikave 24

Rendi priftëror

Rendi i bijve të Aronit. Bijtë e Aronit ishin Nadabi, Abihui, Eleazari e Itamari. Nadabi e Abihui vdiqën përpara atit të tyre e nuk patën fëmijë, prandaj Eleazari e Itamari u bënë priftërinj. Davidi i ndau, sipas shërbesës së tyre, me Cadokun, njërin prej bijve të Eleazarit, dhe Ahimelekun, njërin prej bijve të Itamarit. Meqë u gjetën më shumë krerë ndër bijtë e Eleazarit sesa ndër bijtë e Itamarit, u ndanë kështu: gjashtëmbëdhjetë kryefamiljarë për bijtë e Eleazarit dhe tetë për bijtë e Itamarit. I ndanë me short të dyja palët, sepse aty kishte prijës të shenjtërores e prijës të Perëndisë, si ndër bijtë e Eleazarit, ashtu edhe ndër bijtë e Itamarit. Shkruesi Shemajah, levit e biri i Netanelit, i renditi në praninë e mbretit, të princave, të priftit Cadok, të Ahimelekut, birit të Abiatarit, të krerëve të fiseve priftërore dhe të levitëve. Një fis u zgjodh për Eleazarin e një për Itamarin.

Shorti i parë i ra Jehojaribit, i dyti Jedajahut, i treti Harimit, i katërti Seorimit, i pesti Malkjahut, i gjashti Mijaminit, 10 i shtati Hakocit, i teti Abijahut, 11 i nënti Jeshuait, i dhjeti Shekanjahut, 12 i njëmbëdhjeti Eliashibit, i dymbëdhjeti Jakimit, 13 i trembëdhjeti Hupahut, i katërmbëdhjeti Jeshebeabit, 14 i pesëmbëdhjeti Bilgahut, i gjashtëmbëdhjeti Imerit, 15 i shtatëmbëdhjeti Hezirit, i tetëmbëdhjeti Hapicecit, 16 i nëntëmbëdhjeti Petahiahut, i njëzeti Ezekielit, 17 i njëzetenjëti Jakinit, i njëzetedyti Gamulit, 18 i njëzetetreti Delajahut, i njëzetekatërti Mazjahut. 19 Këto ishin ndarjet sipas detyrave për hyrjen në tempullin e Zotit, sipas urdhëresave që u kishte dhënë paraardhësi i tyre Aroni, siç e kishte urdhëruar Zoti, Perëndia i Izraelit.

20 Për sa u përket bijve të tjerë të Levit, për bijtë e Amramit, u zgjodh Shubaeli; për bijtë e Shubaelit, Jehdejahu; 21 për Rehabiahun, i pari i bijve të Rehabiahut, Ishjahu; 22 për Icharitët, Shelomoti; dhe për bijtë e Shelomotit, Jahati. 23 Bijtë e Hebronit ishin Jeriahu, i pari; Amarjahu, i dyti; Jahazieli, i treti; dhe Jekameami, i katërti. 24 Bijtë e Uzielit ishin Mikahu dhe prej bijve të Mikahut, Shamiri. 25 Vëllai i Mikahut ishte Ishjahu dhe prej bijve të Ishjahut, Zakaria. 26 Bijtë e Merarit ishin Mahliu e Mushiu; bijtë e Jazijahut, Benoi; 27 bijtë e Merarit, prej Jazijahut, Benoi, Shohami, Zakuri e Ibriu; 28 për Mahliun, Eleazari, i cili nuk pati bij, 29 dhe Kishi; bijtë e Kishit, Jerahmeli; 30 dhe bijtë e Mushiut, Mahliu, Ederi e Jerimoti. Këta ishin bijtë e levitëve sipas fiseve të tyre. 31 Edhe ata, krerët e fiseve deri te më i vogli, si vëllezërit e tyre, bijtë e Aronit, hodhën short para mbretit David, para Cadokut, Ahimelekut dhe krerëve të fiseve të priftërinjve e të levitëve.