1 Kronikave 1

Hyrje

Adami, Seti, Enoshi, Kenani, Mahalaleli, Jaredi, Enoku, Metushelahu, Lameku, Noeu, Semi, Kami e Jafeti.

Bijtë e Jafetit ishin Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mesheku e Tirasi. Bijtë e Gomerit, Ashkenazi, Rifati e Togarmahu. Bijtë e Javanit, Elishahu, Tarshishi, Kitimi e Rodanimi.

Bijtë e Kamit, Kushi, Micraimi, Puti e Kanaani. Bijtë e Kushit, Sebai, Havilahu, Sabtai, Ramai e Sabtekai. Bijtë e Ramait, Shebai e Dedani. 10 Kushit i lindi Nimrodi. Ai u bë kreshniku i parë në tokë.

11 Micraimit i lindën luditët, anamitët, lehabitët, naftuhitët, 12 patrusitët dhe kasluhitët. Prej tyre dolën filistinët dhe kaftoritët.

13 Kanaanit i lindën Sidoni, i parëlinduri, Heti, 14 jebusitët, amoritët, girgashitët, 15 hivitët, arkitët, sinitët, 16 arvaditët, cemaritët dhe hamatitët.

17 Bijtë e Semit ishin Elami, Ashuri, Arpahshadi, Ludi e Arami. Bijtë e Aramit, Uci, Huli, Geteri e Mesheku. 18 Arpahshadit i lindi Shelahu e Shelahut i lindi Eberi. 19 Eberit i lindën dy bij. Njëri quhej Peleg, se në kohën e tij u nda toka. Vëllai i tij quhej Joktan. 20 Joktanit i lindi Almodadi, Shelefi, Hacarmaveti, Jerahu, 21 Hadorami, Uzali, Diklahu, 22 Ebali, Abimaeli, Shebai, 23 Ofiri, Havilahu e Jobabi. Të gjithë këta ishin bijtë e Joktanit.

24 Semi, Arpahshadi, Shelahu, 25 Eberi, Pelegu, Reui, 26 Serugu, Nahori, Terahu, 27 Abrami, domethënë Abrahami.

Ishmaelitët

28 Bijtë e Abrahamit ishin Isaku e Ishmaeli. 29 Këto janë breznitë: i parëlinduri i Ishmaelit ishte Nebajoti, pastaj Kedari, Adbeli, Mibsami, 30 Mishmai, Dumahu, Masai, Hadadi, Temai, 31 Jeturi, Nafishi e Kedmahu. Këta janë bijtë e Ishmaelit.

32 Bijtë që i lindën Keturasë, shemrës së Abrahamit ishin Zimrani, Jokshani, Medani, Midiani, Ishbaku e Shuahu. Bijtë e Jokshanit, Shebai e Dedani. 33 Bijtë e Midianit, Efahu, Eferi, Enoku, Abidai dhe Eldahu. Të gjithë këta ishin bijtë e Keturasë.

34 Abrahamit i lindi Isaku. Bijtë e Isakut ishin Esau e Izraeli. 35 Bijtë e Esaut, Elifazi, Reueli, Jeushi, Jalami e Korahu. 36 Bijtë e Elifazit, Temani, Omari, Cefoi, Gatami, Kenazi, Timnai dhe Amaleku. 37 Bijtë e Reuelit, Nahati, Zerahu, Shamahu e Mizahu.

38 Bijtë e Seirit ishin Lotani, Shobali, Cibeoni, Anahu, Dishoni, Eceri e Dishani. 39 Bijtë e Lotanit, Horiu e Homami. Motra e Lotanit ishte Timna. 40 Bijtë e Shobalit ishin Alvani, Manahati, Ebali, Shefiu dhe Onami. Bijtë e Cibeonit, Ajahu e Anahu. 41 Bijtë e Anahut, Dishoni. Bijtë e Dishonit, Hamrani, Eshbani, Itrani e Kerani. 42 Bijtë e Ecerit, Bilhani, Zavani e Jakani. Bijtë e Dishonit, Uci e Arani.

43 Këta janë mbretërit që mbretëruan në tokën e Edomit, para se të mbretëronte një mbret mbi izraelitët: Belai, biri i Beorit. Qyteti i tij quhej Dinhabah. 44 Belai vdiq e në vend të tij mbretëroi Jobabi, biri i Zerahut nga Bocrahu. 45 Edhe Jobabi vdiq e në vend të tij mbretëroi Hushami, nga toka e temanitëve. 46 Edhe Hushami vdiq e në vend të tij mbretëroi Hadadi, biri i Bedadit. Ai i mposhti midianitët në fushën e Moabit. Qyteti i tij quhej Avit. 47 Edhe Hadadi vdiq e në vend të tij mbretëroi Samlahu nga Masrekahu. 48 Edhe Samlahu vdiq e në vend të tij mbretëroi Sauli, nga Rehoboti i Eufratit. 49 Edhe Sauli vdiq e në vend të tij mbretëroi Baal Hanani, biri i Akborit. 50 Edhe Baal Hanani vdiq e në vend të tij mbretëroi Hadadi. Qyteti i tij quhej Pau e gruaja e tij quhej Mehetabelë, bija e Matredës, të bijës së Mezahabit. 51 Edhe Hadadi vdiq. Prijësit e Edomit ishin prijësi Timna, prijësi Alvah, prijësi Jetet, 52 prijësi Oholibamah, prijësi Elah, prijësi Pinon, 53 prijësi Kenaz, prijësi Teman, prijësi Mibcar, 54 prijësi Magdiel e prijësi Iram. Këta ishin prijësit e Edomit.