1 Korintasve 10

Qortime për idhujtari

Vëllezër, nuk dua të mos e dini se etërit tanë ishin nën mbrojtjen e resë dhe që të gjithë kaluan mes për mes detit. Të gjithë ata u bashkuan me Moisiun duke u pagëzuar në re dhe në det. Të gjithë hëngrën të njëjtin ushqim shpirtëror dhe pinë të njëjtën pije shpirtërore, sepse pinin nga shkëmbi shpirtëror që i shoqëronte. Ky shkëmb ishte Krishti. Por shumica e tyre nuk gjetën pëlqimin e Perëndisë dhe ranë të vdekur në shkretëtirë.

Këto ngjarje u bënë shembull për ne, që të mos dëshirojmë edhe ne gjëra të këqija, siç dëshiruan ata. Mos u bëni idhujtarë si disa prej tyre, sikurse është shkruar: populli u ul për të ngrënë e për të pirë dhe pastaj u ngrit për të luajtur. As të mos kurvërojmë si disa prej tyre, që ranë të vdekur njëzet e tre mijë veta në një ditë. As Krishtin të mos e vëmë në provë, siç bënë disa prej tyre, që vdiqën nga gjarpërinjtë. 10 As mos murmurisni, siç bënë disa prej tyre, që u vranë nga engjëlli shkatërrues. 11 Këto gjëra u ndodhën atyre si shembull dhe janë shkruar që të bëhen mësim për ne që jetojmë në fund të kohëve.

12 Kush mendon se qëndron i sigurt, kujdes se mos rrëzohet! 13 Sprovat që kishit deri tani kanë qenë brenda mundësive njerëzore. Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë të viheni në provë përtej mundësive tuaja, por bashkë me sprovat do t’ju japë edhe rrugëdaljen, që të mund t’i përballoni.

14 Prandaj, fort të dashurit e mi, largohuni nga idhujtaria! 15 Po flas me ju si me njerëz të arsyeshëm: gjykojini vetë këto që po them. 16 Kur pimë nga kupa për të cilën bekojmë Perëndinë, a nuk marrim pjesë në gjakun e Krishtit? Kur hamë nga buka që thyejmë, a nuk marrim pjesë në trupin e Krishtit? 17 Ashtu si buka është një e vetme, ashtu edhe ne, edhe pse jemi shumë, bëhemi një trup i vetëm, sepse marrim pjesë në të vetmen bukë.

18 Shikoni popullin e Izraelit! A nuk marrin pjesë në altar ata që hanë flijimet që kushtohen mbi të? 19 A dua të them me këtë se mishi që u flijohet idhujve ka ndonjë vlerë apo që idhujt janë ndonjë gjë? 20 Jo, por dua të them se ato ua flijojnë djajve e jo Perëndisë dhe unë nuk dua që të keni pjesë me djajtë. 21 Nuk mund të pini edhe nga kupa e Zotit, edhe nga kupa e djajve; nuk mund të hani edhe nga tryeza e Zotit, edhe nga tryeza e djajve. 22 Mos duam të nxisim xhelozinë e Zotit? Vallë, mos jemi më të fortë se ai?

Gjithçka për Perëndinë

23 Disa thonë: «Gjithçka lejohet». Po, por jo gjithçka është e dobishme. Gjithçka lejohet, por jo gjithçka bën mirë. 24 Askush të mos kërkojë të mirën e vet, por të mirën e tjetrit. 25 Hani çdo gjë që shitet në thertore, pa e hetuar atë dhe pa e rënduar ndërgjegjen tuaj, 26 sepse toka dhe gjithçka gjendet në të janë të Zotit.

27 Nëse ndonjë jobesimtar ju fton në shtëpi dhe pranoni të shkoni, hani gjithçka që ju vënë përpara, pa e hetuar atë dhe pa e rënduar ndërgjegjen tuaj. 28 Por nëse dikush ju thotë: «Ky është mish që u është flijuar idhujve», mos hani për shkak të atij që jua tha këtë dhe për shkak të ndërgjegjesi29 jo për ndërgjegjen tuaj, por për ndërgjegjen e tjetrit. Por, pse të kufizohet liria ime nga ndërgjegjja e tjetrit? 30 Nëse unë falënderoj Perëndinë për atë që ha, përse të shahem për shkak të ushqimit për të cilin kam falënderuar Perëndinë?

31 Edhe kur hani, edhe kur pini, edhe kur bëni ndonjë gjë tjetër, bëjeni për lavdi të Perëndisë. 32 Por mos u bëni pengesë as për judenjtë, as për helenët e as për kishën e Perëndisë. 33 Bëni si unë që mundohem t’u pëlqej të gjithëve, pa kërkuar përfitimin tim, por dobinë e të gjithëve, që të shpëtohen.


 i10.28 dorëshk. të tjera edhe: toka dhe gjithçka që ndodhet në të, janë të Zotit